“Edhe të më lusin nuk dal nga karantina”- Robert Berisha heq dorë nga ankesat dhe falenderon mjekët: S’dua të rrezikoj vajzën time

Robert Berisha ka lënë mënjëanë ankesat për kushtet e Qendrës Studentore në Prishtinë ku është karantinuar dhe ka marrë seriozisht koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari tha se edhe sikur ta lusin nuk largohet nga aty pa marrë përgjigjen e analizave.

Ndërsa ditën e parë të karantinimit nga shteti kosovar kërkoi që ta largonin nga aty duke u ankuar për kushtet e higjienës, duke u vetëofruar për të paguar testin e COVID-19.

Gjithashtu Roberti falenderoi mjekët që po i ndihmojnë vullnetarisht, ndërsa u shpreh se do qëndrojë në karantinë për të mos rrezikuar jetën e vajzës së tij, prindërve dhe njerëzve të tjerë.

“Një falenderim i madh shkon për mjekët që vullnetarisht po na ndihmojnë. Bëhuni të fortë dhe rrini në shtëpi. Përdorni vitaminë C sa të mundmi dhe mos dilni shumë. Edhe të më lusin nuk dal nga këtu sepse nuk dua të rrezikoj fëmijën tim, prindërit e mi dhe asnjë prej jush derisa të dalin analizat,”– tha ai.