Robert Berisha futet në karantinë në konvikt: Ik prej virusit hajde në virus
Robert Berisha i cili ishte në Amerikë, me tu kthyer ai është futur në karantinë, shkruan GazetaBlic.
Këngëtari do të qëndroj aty plot dy javë me gjithë të tjerët që janë kthyer ditën e sotme.
Berisha ka publikuar pamje nga konvikti në të cilin ndodhet, e që gjendja brenda tyre duket jo e mirë.
“Konvikti i Prishtinës karantinë për udhëtarët nga Stambolli. Ik prej virusit hajde në virus. bravo ministër”, ka shkruar Roberti.
Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë numëruar 19 raste me koronavirus, gjendja e të cilëve është stabile, e madjr vetëm 13 prej tyre po mjekohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.