Është arrestuar për trafik seksual? Oprah Winfrey reagon për herë të parë
Oprah Winfrey ka mohuar lajmet se është arrestuar dhe shtëpia e saj u bastis nga forcat e rendit.
66-vjeçarja ishte në qendër të vëmendies mbrëmjen e së martës pasi filluan të qarkullojnë zëra në mediat sociale se ajo së bashku me të famshëm të tjerë ishin arrestuar për trafik seksual.
Pasi lexoi thashethemet, Winfrey reagoi në Twitter të mërkurën duke i mohuar.
“Nuk është e vërtetë. Nuk jam bastisur nga policia dhe as nuk jam arrestuar,”- tha ajo.
Ndërsa më pas i kujtoi ndekjësve se po bënte përpjekjen e saj për të frenuar përhapjen e kornavirusit duke praktikuar distancimin social.
“E vetëdistancuar me pjesën tjetër të botës. Qëndroni të sigurtë,”- shtoi ajo.