Banorët e “Big Brother” në Gjermani nuk ia kanë idenë e koronavirusit
Banorët e “Big Brother” në Gjermani nuk e dinë ende situatën me të cilet po përballet e gjithë bota. 14 banorë ndodhen në shtëpinë e famshmë në Këln, Gjermani ku po garojnë për çmimin e parë.
Ata janë futur që në datën 6 shkurt ku situata e koronavirusit nuk ishte bërë kaq kritike. Ajo ende ishte në fazat e para në Kinë.
Deri më sot është vendosur që atyre të mos i tregohet aspak kriza që po ndodh në vend dhe në të gjithë botë, vetëm në rrethana të veçanta ku një nga familjarët e tyre mund të jetë i sëmurë etj.
Ata morën edhe masa të veçanta hiqenike për të mbrojtur banorët nga infeksioni, por përsëri nuk i treguan arsyen e këtyre masave.
Mesa duket ku vendim ka bërë që të shkaktohen disa trazira nëpër rrjetet sociale, prandaj u vendos që banorët të informohen për lajmet e fundit të pandemisë që po shkakton shumë vdekje nnë mbarë botën.
Ata do kenë mundësi të bëjnë pyetje të shumta mbi këtë situatë dhe të marrin video mesazhe nga të afërmit e tyre për t’i qetësuar.
/Ora News.tv/