“E nënvlerësova koronavirusin, tani jeta ime është horror”, i riu bën apelin rrënqethës
Gianni Zampino është një 41 vjeçar, i cili po vuan nga koronavirusi në Itali. Me maskë oksigjeni në fytyrë, ai ka bërë një video ku ka treguar se sa ia ka shkatërruar jetën ky virus. “Po e bëj këtë video sepse ky virusi që ma nxiu jetën, po vazhdon të prekë njerëz të tjerë. Unë punoja si menaxher, kujdesesha për babain tim, kisha hobit e mia. E kam nënvlerësuar koronavirusin, si shumëkush prej jush, mendoja se është mashtrim, mendoja se bëhej për propaganda politike e të tjera. Ky virus më hyri në trup dhe më mori njeriun tim më të dashur, babain tim. Njerëzit mendojnë se është grip normal, por jua siguroj që nuk është kështu. Të futet në trup, depërton në mushkëri dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes. Duhet të kuptoni që kjo nuk është lojë. Po e kaloj natën me bombola oksigjeni, nuk flej dot, jeta më është shkatërruar. Uroj që askush të mos e provojë vuajtjen që po kaloj unë, është si film horror”, u shpreh Gianni.