“Do vdes së shpejti”- Lady Gaga në betejë me depresionin: Të jesh e lumtur nuk është aq e thjeshtë

Lady Gaga po lufton shumë për të gjetur lumturinë. Këngëtarja foli për revistën Paper mbi betejën e saj me depresionin dhe mesazhin e albumit të saj  “Chromatica”.

33 vjeçarja shpjegoi se këngët flasin për traumat e saj dhe ajo ende po lufton me to herë pas here.

“Lumturia nuk është aq e thjeshtë. Kam depresion klinik. Ka diçka që po ndodh në trurin tim ku dopamina dhe serotonina nuk funksionojnë në të njëtën mënyrë,”- tregoi Lady.

Gaga u shpreh se këngët e saj janë shkruar në periudha kur ishte në krizë.

Disa ditë mendoja se doja të vdisja. I thosha vetes: ‘Do të vdes së shpejti, kështu që më mirë po shkruaj diçka të rëndësishme. Tani e dëgjoj dhe dua të jetoj,”– tha ajo.

Këngëtarja shprehet se  “Chromatica” është diçka që i detyron njerëzit të gëzohen edhe në momentet e tyre më të trishtuara. Dhe ajo mendon se kjo ëshë e rëndësishme pasi duhet të luftojë gjithë kohës me depresionin.