Historia/ Tradhtoi gruan me një italiane, biznesmeni merr koronavirusin
Gazeta britanike “The Sun” sjell historinë e një 30-vjeçari të martuar që u infektua me koronavirus për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Sipas gazetës i riu pasanik dhe zyrtar i lartë, gënjeu bashkëshorten, duke i thënë se ishte në një udhëtim të rëndësishëm pune, por ndërkohë kishte shkuar të takonte dashnoren e tij italiane.
Ky ishte edhe momenti kur mori virusin. Gruaja e tij nuk dyshon ende te i shoqi i cili është tashmë në izolim. Sipas “The Sun”, 30-vjeçari rrëfeu para koordinatorëve të shëndetit publik në veri të Anglisë se e mori koronavirusin pas një pushimi të fshehtë jashtë shtetit.
Pacienti i tha gruas se ishte në një udhëtim pune në Mbretërinë e Bashkuar, por në fakt kishte vizituar Italinë. Gazeta thotë se personi në fjalë është “me emër të mirë, i pasur dhe zyrtar i lartë”. ©LAPSI.al