‘Theu’ karantinimin, i riu nga Durrësi gjobitet me 700 mijë lekë. U hiqet patenta për 3 vite edhe tri shoferëve
Pas rastit në Dibër, një tjetër person është proceduar nga policia dhe i është vënë gjobë pasi ka thyer rregullat e vetëkarantinimit.
Këtë herë bëhet fjalë për një 27 vjecar në Durrës, i cili ishte kthyer nga Italia më datë 7 mars.
Personi është gjobitur me 700 mije lekë të reja.
Burimet thanë për Panorama se edhe tre personave u janë hequr patentat për 3 vjet, sipas rregullave të reja për periudhën e luftës me koronavirusin.
Këta shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin pa pasur akreditim.