Si shoqe/ Femrat e njohura shqiptare që kanë një raport të shkëlqyer me vajzat e bashkëshortëve

VIP-at na kanë treguar se shpeshherë në një raport familjar nuk të lidh vetëm gjaku, por edhe dashuria. VIP-at e mëposhtëm e kanë rrëzuar imazhin e gabuar që është krijuar për njerkat dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyer me vajzat e bashkëshortëve.

Rudina Dembacaj ka një raport shumë të mirë me fëmijët e partnerit të saj, Mark Frroku dhe sidomos me vajzën e tij. Rudina dhe Erta janë si dy shoqe të ngushta dhe artistja poston shpesh foto të tyre së bashku. Rudina i ka quajtur fëmijët e Markut familje. “Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, është shprehur Rudina.

20B67150-8429-43CA-A9AD-80EC5EFD8872

Bieta Sulo dhe vajza e Alban Dudushit, Joelle janë gjithashtu si shoqe të ngushta. Bieta publikon shpesh foto, video ku shfaqet me Joellen dhe tregon për marrëdhënien e tyre të veçantë. “E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”, është shprehur Bieta.
2C33983A-A14C-47E0-A1AC-6AB5A61DE3A8

Zaimina e ka treguar shpeshherë raportin e shkëlqyer me dy vajzat e Klodit nga martesa e tij e parë. Biznesmenia nuk i ka ndarë asnjëherë dy vajzat e tij nga Khloe. Madje në çdo festë, mbrëmje familjare apo kartolinë Krishtlindjesh, tre vajzat janë bashkë. “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme”, ka thënë Zaimina.
EB08AA9B-381B-4AB9-8741-6874662077FB

Afrona Dika gjithashtu shkon shumë mirë me vajzën e Bleros, Tarën. Modelja poston jo rrallëherë foto me vogëlushen, i bën dhurata dhe kalojnë shumë kohë bashkë. “Të kam takuar rreth 5 vjet më parë si një vajzë e vogël e bukur. Koha fluturon në mënyrë të shpejtë. Shiko atë që je bërë sot. Një vajzë kaq e mirë dhe e edukuar falë të dy prindërve tuaj”, janë fjalët që Afrona i ka dedikuar Tarës.

DC826865-4156-4687-B7F8-7C93FB54B0F6