Oriola Marashi dhe Eros Grezda kalojnë izolimin sëbashku! Zbulohen FOTOT, ja ku gjenden çifti
Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë bashkë, dhe këtë e vërtetojnë fotot në rrjete sociale.
Oriola Marashi ka treguar se këtë periudhë të errët, ndërsa koronavirusi ka pushtuar Europën, duke përfshirë edhe Shqipërinë, po e kalon në një shtëpi pushimi, por se me kë, modelja ka preferuar ta mbajë të fshehtë.
Por, pas disa verifikimeve në rrjete sociale, zbulohet se bashkëshoqëruesi i saj është futbollisti me origjinë nga Kosova, eros Grezda. Katër ditë më parë, çifti kanë udhëtuar drejt Budapestit, dhe të dy kanë postuar foto në profilet e tyre publike, në rrjete sociale.
Prej kohësh përflitet për një lidhje mes modeles shqiptare dhe futbollistit me origjinë nga Kosova. Ata kanë preferuar ta mbajnë sa më hermetike lidhjen e tyre, por zbuluar i nxorri një foto e shkrepur nga pushimet e përbashkëta në Meksikë.