“40 vjetor në kohën e Koronavirusit”- datëlindja e pazakontë e Fiori Dardhës

40 vjetor në kohën e Koronavirusit”, kështu e nis postimin e saj në Instagram moderatorja Fiori Dardha, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen.

Megjithatë, si çdo pjesë e jetës tonë këtë periudhë, nisur nga situata me Koronavirusin, datëlindja e saj është disi e pazakontë. Fiori thotë se e vetmja gjë që dëshiron më shumë në këtë ditë është që të takojë dhe të puthë djalin, i cili prej 3 ditësh gjendet në izolim në shtëpi bashkë me gjyshërit e tij. Ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur këtë mënyrë të izolimit, pasi Fiori vetë gjendet në punë dhe meqë është në kontakt me shumë njerëz, ka vendosur të shmangë kontaktin fizik me ta.

Sidoqoftë ajo e mori në telefon urimin dhe djali i këndoi “Happy Birthday”, që për të është dhurata më e bukur që mund të merrte në këtë datëlindje në kohë pandemie.

View this post on Instagram

40 vjetor në kohen e Koronavirusit! 🙈 Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim! Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta! Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort! Urimet i mora ne telefon dhe "Happy birthday" e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte! T'i urojme njeri – tjetrit SHENDET! Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti! 🙏 #12march #itsmybirthday #fioridardha

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Siç thotë dhe Fiori në këtë postim, ndërgjegjësohuni njerëz, asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti!

/News31.al