Babai i Dua Lipës i bën dedikimin romantik bashkëshortes për 25-vjetorin e martesës
Babai i Dua Lipës i bën dedikimin romantik bashkëshortes për 25-vjetorin e martesës
Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa janë prindërit e këngëtares së famshme, Dua Lipa. Edhe pse kanë tre fëmijë të rritur, dyshja janë gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin. Këtë e kanë treguar edhe sot që festojnë 25-vjetorin e martesës. Dukagjini i ka bërë një dedikim mjaft special partneres së tij.
“Ja dolëm të kalonim më shumë se çe kisha imagjinuar. 2 luftëra dhe shumë manovra për arritur këtu ku jemi sot. Faleminderit që qëndrove pranë ideve të mia të çmendura dhe më dhe tre fëmijë të bukur. Të dua. Gjithmonë. Zoti dhe Zonja Lipa, 25 vite sot”, shkruan ai në fotot ku shfaqen gjatë martesës së tyre. Çifti vazhdon të jetë mjaft në formë dhe duken mjaft elegantë në çdo event ku marrin pjesë.