Sara Hoxha jep këshillën më praktike dhe të vlefshme për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi
Paniku nga koronavirusi i ka prekur thuajse të gjithë. Informacioni lidhur me masat parandaluese nuk mungon, megjithatë ka dhe nga ata të cilët nuk mjaftohen me kaq.
Frika është e natyrshme, por siç kanë theksuar edhe ekspertët deri më tani, ruajtja e qetësisë duhet të jetë primarja në listën e gjërave që duhet të bëjmë. Sara Hoxha duket se ka nisur ta praktikojë këtë për veten dhe familjen e saj, madje ka dhe një këshillë për të ndarë me të gjithë. Në një foto ku shihet duke shëtitur në natyrë, Sara shkruan: “Në vend që të përgatitemi për fundin e botës, le ta ndihmojmë organizmin ta luftojë virusin. Ajo që ndihmon është të marrësh vitaminën herët në mëngjes”.
Një shëtitje në park, gjatë orëve të para të ditës, me rrezet e diellit që të shoqërojnë në çdo hap: ndonjëherë, mjafton pak për të përballuar jo vetëm viruset, por edhe panikur apo krizat e ankthit që mund të na mbërthejnë në një periudhë kohe si kjo. /News31.al