Një ditëlindje e personalizuar për Jonin, Arbana zbulon pamjet nga 5-vjetori i djalit
Ditën e djeshme, Arbana Osmani ka festuar ditëlindjen e njeriut të saj më të dashur, djalit të vogël, i quajtur Joni. Moderatorja ka ndarë pak më parë disa foto nga festa e personalizuar e të voglit, i cili ka festuar mes shokëve 5-vjetorin e tij. Joni duket se është kënaqur shumë me tortën e personalizuar dhe ambientin i cili është ideuar në bazë të preferencave të tij.
Me siguri kjo ditëlindje i ka sjellë Jonit edhe shumë dhurata nga më të dashurit e tij. Kujtojmë se Arbana publikon herë pas here foto me djalin e saj, duke treguar se jo vetëm është prioriteti kryesor i saj, por dhe se i ka huazuar dhe pasionin e njëjtë për kuzhinën./revistawho.com