Alores xing me Ardit Gjebrenë, kujt i shkon më shumë xhaketa lëkurë gjarpri në klipin “Paranoja”?

Një nga kostumet më të bukur të stilistit të njohur Altin Mici, me të cilin showman-i Ardit Gjebrea u shfaq në “Kënga Magjike”, është veshur edhe nga këngëtari Orges Qato, që në muzikë njihet si Alores. “Paranoja”, klipi i fundit i artistit që jeton në Danimarkë ka tërhequr vëmendjen e fansave për stilin e ri në muzikë dhe veshjen, ku në skenat e tij Alores shfaqet me të njëjtin kostum të dizenjuar nga Altin Mici, që Gjebrea e ka mbajtur në finalen e “KM”.

49422222-BB58-43B5-9035-F03B618EC11A

6BD3F53F-57A6-43F0-BCD9-ED9E31998200
Xhaketa e kuqe me dizenjon e lëkurës së gjarprit identifikon Alores në këtë klip të realizuar si një film nga “Paraclitus pictures”, me tekst të shkruar nga vetë Alores dhe muzikë të producentit të njohur, Gent Myftaraj. Klipi i ri “Paranoja” në pak orë ka regjistruar shumë klikime, ndërkohë që ndjekësit nuk kanë lënë pa komentuar titullin duke e lidhur me situatën nga frika e Koronavirus, por që në fakt nuk ka lidhje me panikun që ka pushtuar botën, pasi është një këngë dashurie.

E81B2756-C8DD-471B-8543-03120D1061EB

78EC8D87-7D0F-4903-84B8-3504543C9612
Orges Qato(Alores), është një këngëtar dhe autor këngësh që e nisi karrierën muzikore në Kopenhagën gati 15 vite më parë. I rritur në Danimarkë që prej moshës 11-vjeçare, fillimet i ka pasur si futbollist i talentuar duke luajtur me “Milan Junior”. Ai dhe familja e tij u vendosën në Danimarkë, pasi kishin provuar të jetonin në vende si; Greqia, Italia, Spanja, Hollanda. Në Kopehagën ndoqi studimet në shkollën e artit “HILLERØD MUSIKSKOLE”, dhe më pas ka punuar si producent për disa këngëtare me famë daneze. Si këngëtar në tregun e muzikës daneze hyri në vitin 2007. Në vitin 2012 publikoi albumin “On top”, kurse në tregun shqiptar u prezantua me këngën “Je ti”.

68EB82C0-2DCA-4B75-9BD2-407225D22757

Në periudhën 2012-2014 ka dhënë koncerte në; Malmo, Helsingor, Kopenhagen, Goteborg, Milano, Athinë, etj. Më pas bëri pauzë në muzikë për t’u rikthyer në vitin 2017 me klipet: “Nostalgji”, “Emrin tënd”, “Tregoma”, “Bonnie and Clyde”, “Pa ty je jetoj”, “Mamaye”, “Popstar”. Në Damimarkë ka bashkëpunuar me emra si “Outlandish” dhe “Nik&Jay”, ndërkohë që për tregun shqiptar ka disa projekte me kompozitorë të njohur që do i publikojë këtë vit./Story.al