Italia digjet nga koronavirusi, Berlusconi ndryshon partneren e radhës/ Lidhet me deputeten 30-vjeçare

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është ndarë nga partnerja e tij pas 12 vitesh lidhje.

Miliarderi 83-vjeçar dhe Francesca Pascale raportohet se do mbeten miq me njëri-tjetrin, tha Forza Italia në një deklaratë.

Pascale, e cila para disa kohësh tha në një intervistë se i kërkonte Berluskonit çdo ditë të martohej me të, sipas gazetës Repubblica, është befasuar nga deklarata.

“I uroj gjithë lumturinë e botës dhe shpresoj të gjejë dikë që do kujdeset për të ashtu si unë,” tha 34-vjeçarja.

Raportohet se Berlusconi është në një lidhje me deputeten e partisë së tij, 30-vjeçaren Marta Fascina.

Berlusconi-2

Ish kryeministri i divorcuar 2 herë, ka dominuar politikën italiane për më shumë se dy dekada pavarësisht skandaleve seksuale dhe problemeve ligjore me të cilat u përball.

Ndërkohë prej disa ditësh në media qarkullonin thashethemet për një lidhje të tij me Fascina. Ata u fotografuan nga paparacët duke u larguar nga një hotel në Zvicër, së bashku me qenin e Pascale.

Mediat italiane raportuan në vitin 2014 se Pascale bleu një fustan nusërie për të festuar divorcin e Berluskonit nga gruaja e tij e dytë, Veronica Lario.

Në atë kohë, Lario, e cila ka tre fëmijë me Berlusconin, u shpreh se nuk mund të duronte më shoqërimin e ish bashkëshortit të saj me të mitura.

Ajo vuri në dyshim gjendjen e tij mendore pasi i dha fund martesës 19 vjeçare.

Por mediat italiane nuk kanë harruar edhe ironin me ish-kryeministrin i cili në kulmin e epidemisë së koronavirusit që ka vrarë 107 njerëz në Itali, ka lënë 34-vjeçaren Francesca Pascale për një vajzë akoma më të re të cilat e kanë lidhur jetën personale të ish-kryeministrit me një periudhë aspak të qetë që po kalon italia për shkak të virusit të rrezikshëm.