Ishin destinuar për të qenë bashkë, Julka rrëfen historinë e dashurisë me DJ Andin: Ai ishte i lidhur kur…
Julka ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin e saj DJ Andin. Sipas rrëfimit të këngëtares, çifti ishte i destinuar për të qenë bashkë.
Julka u shpreh se u takuan në një program në Top Albania Radio shumë vite më parë. DJ Andi i kishte shprehur pëlqimin ndaj Julkës një mikeshe të saj, por kjo e fundit i kishte thënë që të mos i afrohej.
Kur këngëtarja filloi të shfaqte interes për të, DJ Andi ishte lidhur me një vajzë tjetër e më pas u largua drejt Italisë.
Por kur u rikthye, çifti u gjendën sërish në të njëjtin ambient dhe aty lindi historia e dashurisë.
“Jam njohur në një program për të rinj. Shumë vonë mora vesh nga një mikeshë e imja që ai kishte pyetur për mua por ajo i kishte thënë as mos e çdo ndërmend. Sepse kam qenë në fazën kur një çun bënte përpara i thosha më mirë të mbetemi shokë pa lënë të thoshte çfarë kishte ndërmend. Nuk ka qenë me shikim të parë por mund të mbetemi tek shikimi. Sepse kur punoja me të ka pasur një kapele atëherë se vinte nga Italia dhe i ka pasur sytë shumë të bukur. Kur unë e mendova se Andi ishte interesant dhe pastaj mora vesh që kishte pyetur për mua. I thashë mikes sime po ç’pate ti. Ishte pak vonë sepse And ishte lidhur me dikë tjetër. Pastaj u largua në Itali dhe jemi rigjetur po prapë pas disa vitesh në Top Albania Radio. Nga ç’më thoshte, në atë moment mendoni: Kjo është ajo që po kërkoja. Pastaj ma bëri të qartë që s’donte të ishte shok me mua,”- tha ajo e ftuar në emisionin Ditë e Re në RTV Ora.