U arrestua për dhunimin e të dashurit 24 vite më të madh, flet vajza e regjisorit të famshëm: Ndihem e tradhtuar. Unë kërkova ndihmë, ata më futën në burg
Mikaela Spielberg, vajza e regjisorit me famë botërore, Steven Spielberg tha se ndihej zemërthyer dhe e tradhtuar pasi u arrestua për dhunë në familje ndërkohë që kishte nevojë për ndihmë.
23-vjeçarja u lirua me kush për 1000 dollarë pasi kaloi 12 orë në paraburgim në Nashville. Ajo u arrestua të shtunën pas një grindje me të fejuarin e saj Chuck Pankow.
Spielberg u akuzua për dhunë në familje dhe do dalë para gjykatës më 9 mars.
Megjithatë aktorja e filmave për të rritur tha për The Sun se arrestimi i saj nuk ishte gjë tjetër veçse një keqkuptim me oficerët dhe se nuk duhet të ishte arrestuar.
“Ndihem zemërthyer dhe e tradhtuar sepse telefonova për ndihmë mjekësore,”- tha ajo në një deklaratë.
Ndërsa shtoi se oficerët thjesht po ndiqnin procedurën.
Ndërsa i dashur i saj 47-vjeçar tha për Fox News se bëhej fjalë për një keqkuptim.
Duke mos u ndaluar në detaje shtoi: “Askush nuk u lëndua. Të dy jemi mirë dhe ajo është në shtëpi tani.”