Fotot trishtuese! Koronavirusi “shkreton” Venecian, shikoni ç’ka mbetur nga mrekullia italiane
Një nga problemet më të mëdha të Venecias ka qenë mbipopullimi në rrugët e qytetit nga turistët. Por kjo deri para disa javësh. Me shpërthimin e koronavirusit, situata ka ndryshuar plotësisht.
Tani në rrugët e qytetit të vjetër, shikohen pak turistë, e madje lokalet ofrojnë pije falas vetëm e vetëm që të risjellin njerëzit, të shëtisin me gondola, apo të rezervojnë hotelet.
E gjithë kjo për shkak të frikës nga koronavirusi. Gondolat janë të ankoruara në anë të kanaleve, ndrysa kafenetë bosh si rrallë herë. Rrugët e shkreta.
Ata pak turistë që kanë guximin të shëtisin në qytet, mbajnë maska. Nga ana tjetër, punonjësit e bizneseve të ndryshme rrinë e shikojnë, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë.
Kjo është një tjetër goditje për Venecian, që javë më parë u përmbyt, duke ndikuar sërish te turistët. Muajin e kaluar, autoritetet vendore vendosën që të anulonin karnavalet e famshme të Venecias.