Shumë i dashuruar, bashkëshorti i bën surprizën romantike Angela Martinit

Angela Martini është një nga modelet më të njohura shqiptare. Bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, prej disa kohësh ka probleme me drejtësinë.
Ai ishte në arrati dhe më pas u zbulua se i është dorëzuar autoriteteve italiane. Por edhe pse situata nuk është rregulluar akoma, nuk kanë munguar dhuratat që ai i ka bërë Angelinës.
Angela-2
Së fundmi, ai i ka dhuruar bashkëshortes së tij një tufë të madhe me trëndafila të kuq dhe disa rozë, që bëjnë formën e një zemre.
“Nga burri im”, shkruan modelja krahas dhuratës romantike, e cila me siguri e ka gëzuar së tepërmi.