Horoskopi i datës 4 mars 2020

Dashi
Sot duhet të jeni të duruar me çështjet e zemrës. Shmangni problemet që mund të dalin gjatë kësaj dite. Në punë mos lejoni të largoheni nga polemikat dhe diskutimet që nuk kanë arsye të ekzistojnë dhe për më tepër, t’ju prishin humorin.

Demi
Reflektoni më mirë për situatën tuaj me partneren/in. Ajo që mund t’ju dukej si histori serioze ndoshta ishte një farsë. Në aspektin profesional do t’ju vijnë lajme shumë shpejt. Bëhet fjalë për diçka të rëndësishme dhe që keni kohë që e prisni.

Binjakët
Sqarohuni më mirë me zemrën tuaj, jo çdo zgjedhje që bëni ka të njëjtën vlerë. Në aspektin profesional, dikush po vëzhgon punën dhe angazhimin tuaj, ndoshta një koleg që nuk ka qëllime shumë të mira, ose një epror i interesuar për ecurinë tuaj.

Gaforrja
Është koha që të sqaroni një situatë sentimentale të rëndësishme për ju. Në punë do të keni luhatje humori dhe disa diskutime do të jenë të pashmangshme. Ajo që mund të bëni, është të qëndroni gjakftohtë dhe të vini në punë arsyen.

Luani
Duhet të jeni më të qetë kur merrni vendimet tuaja dhe mos u shqetësoni për gjykimin e të tjerëve. Sot do të jeni me disa njerëz të dashur për ju me të cilët do të diskutoni tema të ndjeshme. Në punë do të gjeni një aleat të vlefshëm.

Virgjëresha
Sot do të jeni mes dy zjarreve, nga njëra anë Venusi ju premton emocione unike dhe romantizëm, por nga ana tjetër do të keni Marsin që ju nxit nervozizmin. Në aspektin profesional shfaqen mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar të ardhurat.

Peshorja
Kini kujdes të mos lejoni që të jeni nervozë nëse partneri/ja nuk sillet siç duhet. Tregohuni të duruar për të dëgjuar. Në punë do të jeni plot energji, të cilat do t’i transmetoni menjëherë në përmirësimin e të ardhurave.

Akrepi
Sot shumë gjëra të bukura mund të të ndodhin në dashuri, por do të duhet të çliroheni nga paragjykimet për të përshëndetur një ndjenjë të re, me zemër të hapur. Në punë mos nxitoni për të përfunduar një marrëveshje dhe mos bini dakord, por merrni kohë për të reflektuar.

Shigjetari
Do të jeni shumë të pasionantë, por emocionet do të jenë të çrregullta. Në zemrën tuaj ndoshta ka pak stuhi, por mundohuni ta mbani përbrenda. Në punë do të gëzoni më së shumti favorizimin nga yjet, kështu që mund të jetë një periudhë e favorshme.

Bricjapi
Sot mund të jetë një ditë pozitive edhe nëse nuk mund të bëni pa xhelozinë tuaj. Në punë nuk është koha ideale për të kërkuar fonde apo edhe për të bërë investime. Kini guximin e duhur dhe mos harroni rëndësinë e komunikimit.

Ujori
Përpiquni të studioni mënyrën se si mund të zgjidhni një problem që ju intereson. Megjithatë, ju e dini shumë mirë se kur bëhet fjalë për ndjenjat, ju duhet të dëgjoni zemrën! Në punë ju do të jepni dëshmi të shkëlqyera të aftësive dhe kompetencave tuaja.

Peshqit
Do të jeni shumë komunikues dhe të hapur ndaj dialogut, prandaj jepini përparësi situatave të zemrës për të sjellë qartësi dhe harmoni. Në aspektin profesional, vigjilenca juaj mendore do t’ju lejojë të kryeni çështjet e punës në mënyrën më të mirë.