Reperi Rony rrëfen famën e shpejtë që mori brenda 24 orëve

Të apasionuarve pas muzikës hip pop u ka tërhequr vëmendjen kohëve të fundit, rikthimi në treg i këngëtarit me emrin Rony, i cili sapo ka publikuar këngën me titull “Vija, vija”, produksion audio i Čekic, dhe videoklip I realizuar nga “Fullmoon Production”.

Rony-1

Artisti me origjinë nga Kukësi i marrë nën menaxhim nga producenti Elsamed Senaj, (i njohur në muzikë si Eli G), ka shumë koncerte në Shqipëri e Diasporë krah këngëtareve të njohur. Rony me muzikë është marrë shumë vite më parë, por me shkëputje, Deputimi dhe rikthimi ka qenë në fillim vitit 2019, kur publikoi këngën “Shqipet”, që u bëri të njohur brenda 24 orëve, duke shpërthyer në të gjitha rrjetet sociale dhe clube të ndryshme. Kënga “Shqipet” brenda pesë ditëve arriti të grumbullojë 1 milion klikime, dhe sot ka rreth 8 milion klikime . Dy muaj më vonë publikoi projekte të tjera të suksesshme me miliona klikime, e duke marrë ftesa për koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Rony-2

Në tekstet e tij ai qëndron vetë personazhi kryesor i rrethuar nga shokët apo “shqipet” siç i quan ai, duke i bërë bashkë kudo nëpër botë nëpërmjet muzikës së tij. Titulli i këngës së fundit “Vija Vija”, ka shumë nënkuptime, tregon Rony. Duke u bazuar tek fakti që është një këngë për club-e, mesazhet që ajo sjell janë më tepër se vetëm argëtimi. Në lidhje me karrierën e tij aktuale në muzikë, Rony tha për “Story.al”.

Rony-3

“Unë jam reper dhe publiku e njeh Ronyn, si është Rony. Tani jam duke punuar për shumë këngë të reja, ku çdo dy muaj publiku do të ketë nga një këngë bashkë me klip për të qenë sa më afër fansave të mi. Gjithashtu kam mbyllur edhe shume data koncertesh, ku do jem sa më afër publikut shqiptar në çdo qytet apo shtet të botës. Momentet më të vështira që kam kaluar sigurisht kanë qenë fama që mora brenda 24 orëve, por gjithashtu ka qenë edhe ndjesia me e mirë në jetë. Kujtimi më i bukur ishte dalja e parë në Tiranë, ku publiku prej 1500 vetësh kënduan çdo këngët bashkë me mua”, rrëfeu Rony ndër të tjera për “Story.al”.