Burri martohet njëkohësisht me dy gra: “Kërkojmë më shumë gra të bashkohen me ne”

Jimmy Silva është vetëm 35 vjeç dhe është martuar me dy gra në një ceremoni ‘tradicionale’. Kur ishte në gjimnaz, Jimmy u njoh me një nga gratë e tij të tanishme, Chacha. Pasi ranë në dashuri, ata takuan tre vite më vonë, Summer Pelletier, 25 vjeçe. Jimmy dhe Chacha u dashuruan menjëherë me Summer dhe hynë zyrtarisht në një marrëdhënie poligamie në dhjetor 2012.
Wed-2
Më pas, ata filluan të flisnin për martesë në vitin 2018. Chacha kërkonte bashkë me Summer një fëmijë me Jimmy-n. Kështu, në prill 2019, 35 vjeçari i propozoi për martesë dy partnereve të tij. Kjo martesë nuk u prit mirë nga familjarët e dy vajzave, pasi prindërit e tyre nuk ishin të pranishëm në ceremoni.
Wed-3
Mirëpo, treshja kanë deklaruar se kërkojnë ende femra të tjera në marrëdhënien e tyre dhe gjithashtu duan sa më shumë fëmijë. “Jemi të hapur për idenë që më shumë gra të bashkohen me dashurinë e jetës tonë. Fantazia jonë e tanishme përfshin një ose më shumë gra të përfshira në marrëdhënien tonë intime”, ka thënë Summer.