“Mezhgorani”/ Jepen masat e sigurisë për 30 të arrestuarit, lirohet Henri Çili, Gjykata e lë në detyrim paraqitje
Gjykata e Përmetit ka dhënë pak minuta më parë masat e sigurisë për 30 të arrestuar e operacionit “Mezhgorani”.
Mësohet se gjykata ka liruar botuesin Henri Çilin, duke dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Çili do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës, ndërsa gjyqtarët e çështjes kanë rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.
Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë mbrojtjes në gjykatë, Çili ka pranuar përgjimet, me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe se biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore.
Masat e sigurisë për 31 të arrestuarit:
Detyrim paraqitje:
Henri Çili
Renato Toska
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Kejsi Meço
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj
Arrest me burg:
Armando Hajdinaj
Skënder Toska
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Elidon Alikollari
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi
Askerd Malke
Antonio Hasa
Ervin Çela
Adriatik Brakaj
Arrest shtëpie:
Ilir Korbi-Arrest shtëpie
Besnik Fishta-Arrest shtëpie
Masa e sigurisë do jepet nesër:
Betim Shkupi
Sait Fishta