“U ndjeva si e lënë në baltë”, Jennifer Lopez e lënduar flet për herë të parë për çmimet “Oscar”
Oscar-i këtë vit nuk shkoi sipas parashikimeve të Jennifer Lopez. Ajo luajti në filmin “Hustlers” ku performoi një striptizëm që më pas u vlerësua nga shumë kritikë të njohur. Mirëpo përveç duartrokitjeve, Jennifer nuk ka marrë gjë tjetër pasi filmi nuk u nominua për çmimet Oscar. Dhe së fundmi ajo është shprehur e mërzitur për këtë që ndodhi.
“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Kishte shumë artikuj dhe mesazhe pozitive sa të them të drejtën kishte dhe shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtetë. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë”, shprehet Lopez.
Më pas ajo vijoi të thoshte se këtë mosvlerësim e ka përdorur për të reflektuar dhe të vazhdojë para më e fortë pasi ajo dhe stafi kanë punuar fort .
“E gjithë skuadra ime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shpresa të mëdha. Më duket sikur i kam lënë pak pas dore. Vjen një moment që ti mendon se ke nevojë për aprovimin e njerëzve. Ti do që njerëzit të thonë sa punë të mirë bëre. Unë s’kam më nevojë për këtë. Jam shumë mirë këtu ku jam dhe mjafton. Nuk më duhet një çmim për t’i treguar se jam mjaftueshëm mirë”, përfundoi Jennifer Lopez.
Vetëm pak kohë më parë ajo bashkë me Shakirën na mahnitën me performancën e tyre në shfaqjen e “Super Bowl” .