Gjithmonë e shohim të kuruar, Alketa zbulon si duket pa grim
Alketa Vejsiu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por duhet të themi dhe si një ndër më të elegantet e ekranit shqiptar. Gjithmonë e shohim të kuruar deri në detajin më të vogël mirëpo këtë mëngjes Alketa ka preferuar të vijë ndryshe për ndjekësit e saj në Instagram. Moderatorja ka publikuar disa foto ku shfaqet pa make up
dhe e veshur sportive duke shijuar pushimet e saj. Këto foto na vërtetojnë dhe njëherë se Alketa me apo pa makeup mbetet njësoj e bukur.