Një mama strikte si Sara Hoxha, rregullat me të cilat rriten të vegjëlit e saj

Fëmijët janë duke humbur aftësinë për të bërë një bisedë, për shkak të përdorimit të teknologjisë. Ky po bëhet një ndër shqetësimet më të mëdha që prindërit kanë sot. Mirëpo për Sara Hoxhën kjo gjë ka një zgjidhje. Ajo ka vendosur një ditë të caktuar për Londonin kur ai mund të shohë televizor. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo na tregon se dita e shtunë është një ditë e shumëpritur për Londonin. “Të shtunat janë e vetmja ditë kur Londonit i lejohet teknologjia, kështu që zgjohemi me shumë dëshirë”, shkruan Sara në foton e postuar në Instastory.

Sara-2

Ndoshta kjo taktikë do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të gjitha nënat.