Ish-partnerja e Robertit flet edhe për Nora Istrefin: Nuk kam punë me të

Deklaratat që bëri modelja Jess Kadiu ku pranonte lidhjen e saj të dashurisë me Robert Berishën i befasuan të gjithë.

Ajo shkruante se çdo gje mes tyre kishte mbaruar, por Jess vazhdon ende ta dojë këngëtarin kosovar. Gjithashtu ajo nënvizoi faktin se nuk e ka ndarë Robertin dhe se romanca e tyre ka nisur kohë pas përfundimit të martesës së tij me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Edhe për këtë të fundit Kadiu ka disa fjalë.

Jess-2

Gjatë një bisede që Jess ka zhvilluar me një ndjekëse në Instagram ajo mohon se ishte ‘Anna’ mollë sherri për çiftin. Prive.al ka arritur të sigurojë bisedën e plotë ku Kadiu shpreh mendimin e saj për Norën. “Është shumë e mirë Nora dhe të jetë çfarë të jetë, unë s’kam punë me të’”, shprehet ajo. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Robert Berisha për këto deklarata që ka bërë ish e dashura e tij.