Mbrëmjet në shtëpinë e Arbana Osmanit shijohen gjithmonë me më të dashurin e saj
Arbana Osmani ka treguar se shumicën e kohës përtej angazhimeve në televizion dhe kuzhinë, e kalon së bashku me djalin e saj të vogël, Joni.
Edhe mbrëmjen e sotme, moderatorja ka publikuar një foto pranë tij, ku shfaqen duke luajtur me “puzzle” mbi tavolinë.
“Mbrëmjet tona”, ka shkruar Osmani krah postimit më të fundit ku shfaqet mjaft e qeshur me Jonin. Përtej lodhjes dhe impenjimeve të ndryshme, duket se këto janë të vetmet momente kur Osmani shijon në maksimum relaksin që i ofron shtëpia dhe njerëzit e saj më të dashur./revistawho.com