Hologrami i Whitney Houston, turne muzikor

Whitney Houston ka vdekur 8 vite më parë, por falë zhvillimit të teknologjisë turet e saj muzikore vazhdojnë akoma.

Hologrami i këngëtares ka mbledhur 1800 fansa në Shefild, por fatkeqësisht të paktë janë ata që mund të thonë se e shijuan vërtetë. Sipas Daily Mail, këngëtarja virtuale lëvizte në skenë me hapa aspak natyralë, bën lëvizje tejet të ngadalta dhe zhduket vetëm për tu rishfaqur me një kostum dhe pamje tjetër. Turet e Housten do të vazhdojnë edhe pse premiera nuk u prit siç imagjinohej. Ajo ka dhe shumë netë të tjera në Europë dhe Amerikë për të performuar.

Whitney-3

Pavarësisht se në përgjithësi performanca kuptohej lehtësisht se ishte virtual, për mijëra fansat e këngëtares një mundësi e tillë për të marrë pjesë dhe një herë të fundit në koncertin e së ndjerës nuk duhet humbur.

Whitney-2