“Kërce me mua deri në fundin e dashurisë”- Armina Mevlani surprizë Shkëlzen Berishës për ditëlindje. I bën dedikimin romantik: Miku im më i mirë…

Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha feston sot ditëlindjen, Shkëlzeni. Dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i partneres së tij, Armina Mevlani.

Blogerja e njohur i bëri një dedikim romantik në rrjetet sociale ku i shpreh dashurinë mikut të saj më të mirë.

Armina publikoi disa foto duke vallëzuar me Shkëlzenin dhe i kërkoi që të kërcenin së bashku gjithë jetën.

Armina-2

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, partneri dhe miku më i mirë! Data e lindjes tënde do të jetë gjithmonë e veçantë për mua. Le të vallëzojmë gjithmonë kështu si valsi i jetës… plot ëndrra, plot dashuri dhe të lumtur,”- shkroi ajo.

Dhe padyshim që përgjigja e tij ishte pozitive.

“Kërce me mua deri në fundin e dashurisë,”– i komentoi Shkëlzeni.

Armina-3

Armina ndau në InstaStory edhe një moment nga surpriza e përgatitur për partnerin e saj.

Ajo postoi një foto ku shihet një dhomë e mbushur me zbukurime.

Armina-4