Sherr dhe fyerje në studio/ Vittorio Sgarbi kapet me Barbara D’Urson, i kujton Berluskonin: “Ik e q…, na çave t…”
Një sherr me tone të forta dhe fyerje të rënda ka ndodhur mes prezantueses së njohur italiane Barbara D ‘Urso dhe analistit Vittorio Sgarbi, gjatë episodit të fundit të emisionit “Non è la D’Urso”, i transmetuar të dielën e kaluar.
Shkak u bë një batutë e Sgarbit, teksa pasi fliste për një nga të ftuarat, si e rekomanduar nga Berluskoni, per nje telefonate qe kishte marre, per nje vajze te bukur bionde qe do te ishte ashtu, iu drejtua njesoj edhe prezantueses.
“Po cfare thua, po pse i shpik këto gjera”-, i tha prezantuesja.
Sgarbi: Ai me tha është bjonde, më ka thënë edhe për ty, është një vajze e bukur D’urso
D’Urso: Po e di sa shkelma në b.. te jap
Sgarbi: Je me keq se Musoloni, kur i thua këto, po çfarë thua
Pas kësaj, menjëherë ka ndërhyrë prezantuesja, duke i thënë: “Atëherë Vittorio, për sa kohë që bëni shaka, bëni shaka, por atëherë kur më përmendni mua, atëherë zemërohem”.
Si përgjigje, Sgarbi vazhdoi ta fyente edhe më rëndë: “Dhi, e paaftë. Shko dhe q.. ti dhe jeta jote e padobishme”.
Pas kësaj prezantuesja i kërkoi te largohej nga emisioni, por ai vazhdoi: “Ik e q…, na cave t…, Ik ti, une nuk largohem, boll na predikove”.
D’Urso: Ti nuk mund të vish këtu në emision dhe të thuash faktet e tua.
Sgarbi: Çfarë po them
D’Urso: Më fute në lojë edhe mua, që nuk duhet të guxojë asnjë. Ik nga emisioni, mos thuaj fjalë të pista në emision
Sgarbi: Nuk iki, dhi,
D’Urso: Atëherë më kërko falje
Sgarbi: Falje kujt ti kërkoj?
D’Urso: Falje, mua.
Sgarbi: Më the hajde këtu, në emision
D’Urso: Po, erdhe, bëre një batutë…
Sgarbi: Jo nuk bëra batutë, thashë të vërtetën, për këtë rekomandim, nëse Berluskoni më flet për ty, më flet për ty, kaq.
Regjia tentoi te fuste reklamat, dhe nderkohe qe Sgarbi ishte ende i ulur ne panel, Barbara D ‘Urso u përgjigj me zemërim: “Ju jeni kaq injorant, atëherë une do bej kështu, rrini aty dhe une ju injoroj”.