Sherri mes Rozës dhe Keisit, reagon Stresi: “Sa të jem gjallë askush nuk e ul njeriun tim”

Roza Lati dhe partnerja e Stresit, Keisi, janë përfshirë në një sherr këto ditë. Ishte Keisi ajo që shpërtheu ndaj Rozës pasi kjo e fundit inskenoi në “Why Not” momentin e arrestimit të Stresit në hotel.
Keisi i tha se po tallej me hallet e të tjerëve, ndërsa Roza dje reagoi duke shkruar se deri tani nuk i kishte folur për hir të Stresit.
Stresi-2
“Duke qene se je femra qe ke ngrene buke te shtepia e shokut tim dhe ai te don fort, jam e detyruar te permbahem, te lija ditet te iknin dhe te pergjigjesha me vonese. Ç’lidhje ke ti ketu njehere? Une imitoj femrat shushunja qe te qepen nga hiçi, kam nxjerr mire te dashurin tend, ti ç’e ke kete fryme protagonizmi? Me fal vajze po ti me çfarë merresh në jetë? Kreativitetin sa perqindje e ke? Pikerisht! Mos llap shumë”, shkruante Roza.
Stresi-3
Stresi-4
Pas këtij sherri, ka reaguar më në fund Stresi. Përmes një postimi në Instastory, ai shkruan se e ka parim që mos të lejojë askënd ta ulë njeriun e tij.
Stresi-5
Stresi-6
“Askush në këtë botë sa t’jem gjallë s’mundet me ul poshtë njeriun tim t’paktën në sy tim, është një parim që mbaj ndër vite. Në debate femrash s’kam ndërhyrë kurrë dhe as s’kam ndërmend të ndërhyj, por femrat mes vete i sqarojnë më mirë punët e tyre mendoj unë. Thjesht flisni nëpër inbox t’paktën ça keni e jo në publik”, shkruan Stresi dhe më pas ka publikuar një foto me Keisin, duke treguar se me të ka një marrëdhënie të mirë.
Stresi-7