Ndahet nga jeta babai i Encës
Babai i Encës është ndarë nga jeta. Ndonëse këngëtarja nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë, mësohet se i ati i saj, Sokol Haxhia, ndërroi jetë të dielën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Në faqet e fansave të Encës, numërohen me dhjetëra postime ngushëlluese. Lajmin e dhimshëm e kanë konfirmuar edhe burime të sigurta për Anabel.al.