Qeni i humbur raporton veten të zhdukur në komisariatin e policisë
Një qen në Teksas u largua nga shtëpia e tij në mes të natës dhe përfundoi duke raportuar policinë se kishte humbur.
ficerët e Departamentit të Policisë në Odessa u shokuan kur Chico hyri në komisariat dhe vendosi këmbët në tavolinën e policëve.
Gjatë kësaj kohe pronari i qenit nuk e kishte idenë se Chico kishte humbuar pasi po flinte gjumë.
Policët gjatë kësaj kohe telefonuan veterinerët për të kontrolluar nëse qeni kishte ndonjë chip në qafë për të identifikuar pronarin e tij.
Por në momentin që menduan se e kishin zgjidhur çështjen, Chico u zhduk.
Ai kishte udhëtuar vetë duke gjetur rrugën për në shtëpi.
Pronari i tij, Edward Alvarado mori vesh për ngjarjen vetëm kur nipi i tij i dërgoi mesazh duke i thënë se kishte parë fotot e Chico, të publikuara nga policia, në mediat sociale.
“Më pyeti nëse ishte Chico,”- tha Alvarado. “Dola jashtë, pashë dhe qeni ishte aty. Ai e di ku të shkojë.”
Komisariati ishte 1.6 km larg banesës së Edward.
“Isha i impresionuar. Pronari na tha se qeni ishte i tij dhe ishte kthyer në shtëpi,”- tha oficeri Sergeant Martin.
Por edhe përdoruesit e mediave sociale u impresionuan, pasi foto e Chico u bënë virale.