Durrësi zgjedh më të bukurën! Konkurs bukurie në qytetin që po vuan pasojat nga tërmeti

Qyteti bregdetar i Durrësit ka kurorëzuar më të mirët e bukurisë së tij përgjatë shfaqjes që dhuroi emocion dhe spektakël.

Juria përzgjodhi 18-vjeçaren Anxhela Bashanovic, nxënëse e liceut artistik “Jan Kukuzeli” si “Miss Durrësi 2020”, ndërsa skeptri i bukurisë mashkullore u ndal në duart e 17-vjeçarit Regis Kasemi, nxënës i shkollës së mesme “Rilindja”.

Të përzgjedhur nga juria dhe duartrokitjet e publikut, që mbushte pallatin e sportit, ku u zhvillua spektakli, fituesit do të përfaqësojnë Durrësin në garat kombëtare të bukurisë për këtë vit, duke synuar të përsërisin suksesin e paraardhësve të viteve kaluara.

Top Channel