“Shoqja e ngushtë doli me Koronavirus”, modelja shqiptare tregon si i shpëtoi virusit në Seul
Keisi Muça, modelja shqiptare që prej disa muajsh e ka vendosur jetën në Seul, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu eksperiencën e mikeshës së saj të prekur nga koronavirusi.
Keisi bashkë me mikeshën koreane, kishin udhëtuar drejt Hong Kongut pak ditë para se koronavirusi të përhapej në masë e të krijonte këtë zhurmë mediatike.
Gjatë ditë pasi ishin kthyer në Seul, mikesha e saj kishte ndjerë simptomat e para të një gripi më të rëndë se herët e tjera e pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i prekur nga virusi vdekjeprurës. Për fat të mirë, përgjigjja e rezultateve të Keisit doli negative e njëkohësisht mikesha e saj ia doli ta kalonte pa asnjë problem virusin.
“Ajo u regjistrua si rasti i parë, por pas një periudhe 8-9 ditore çdo gjë kaloi”, sqaroi modelja.
Top Channel