Koronavirusi godet tregjet financiare botërore
Shqetësimet lidhur me pasojat ekonomike të epidemisë së koronavirusit goditën tregjet financiare, ku u shënua një rritje e pasigurisë së investitorëve. Indeksi kryesor i Frankfurtit, DAX, ra me 3.31%, ndërsa i ashtuquajturi Blue Chip (aksione shumë të qëndrueshme) i eurozonës “Eurostoxx 50”, shënoi rënie me 3.27%. Investimi i sigurt i arit në parajsat fiskale u rrit, duke regjistruar 1.679 dollarë për 31.1 gramë. Në mëngjes çmimet e naftës u ulën në 57.13 dollarë për fuçi. Përhapja ndërkombëtare e koronavirusit ka shkaktuar nervozizëm në tregje.