Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë 8 vite pas martesës. Këngëtarja e mban të fshehtë por e zbuloi…

Këngëtarja shqiptare Yllka Kuqi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Luiza, pas 8 vitesh martesë.

Yllka-1

Lajmi u konfirmua nga prindërit e saj, Zeqë e Arbënesha Kuqi në një intervistë për RTV21.

 “Është pjesa më e bukur e jetës,”- tha babai i saj, duke ju referuar ardhjes në jetë të mbesës.

Yllka zbuloi lajmin se do të bëhej nënë vetëm një muaj më parë.

Yllka-2

Këngëtarja publikoi një foto me bashkëshortin që mbante kokën te barku i saj i rrumbullakosur.

Ndërsa vetë nuk ka bërë asnjë postim në lidhje me ardhjen në jetë të vajzës, duke e mbajtur tërësisht të fshehtë për publikun.