Klohe K, sërish rikthim me Tristan

1 vit më parë Khloe Kardashian i dha fund lidhjes me Tristan Thompson për shkak të tradhëtisë së tij me Jordyn Woods. Burime për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se tashmë Thompson kalon më shumë kohë në shtëpinë e Khloe-s duke parë filma vizatimorë dhe duke u argëtuar me vajzën e vogël.

Burimet kanë shtuar se ky përkushtum i Tristan ka bërë që Kardashian t’i harrojë gabimet që ai ka bërë në të shkuarën. Megjithatë ata nuk janë ende një çift bashkë dhe fansat janë në pritje të lajmit se Khloe ka vendosur t’i japë një tjetër shans Tristan.