Pse kemi fikë nga koronavirusi? Nga simptomat tek personat më të rrezikuar, lexoni gjithçka duhet të dini për virusin vdekjeprurës

Frika po rrezikon te jete virusi i vertete ne mendjen kolektive.

Por çfare eshte ky virusi i panjohur?

Koronaviruset (virus ne formen e nje kurore) janë nje familje e madhe e viruseve respiratore, te frymemarrjes, te cilat mund te shkaktojne semundje të lehta si gripi, ose me të rënda si MERS ( Middle East Respiratory Syndrome) SARS (sindroma respiratore akute).

Simptomat:

  • Dhimbje koke
  • Kolle
  • Dhimbje fyti
  • Temperature
  • Ndjesi dhimbje e pergjithshme
  • Pneumoni dhe veshtiresi ne frymemarrje me dhimbje te forte gjoksi.

Personat më të rrezikuar:

  • Të moshuarit
  • Diabetiket
  • Të sëmurit me zemër.

Pse kemi frikë?

Nje virus mikroskopik, i padukshem ne gjendje te shkaktoje panikun ne çdo vend te globit, pikerisht aspekti i padukshmerise krijon frike tek njerezit.

Njerezit gjithmone jane ndjere te pafuqishem perballe nje rreziku te padukshem. Kjo eshte dhe arsyeja pse vazhdimisht jane ne kerkim te sherimeve nga viruset, edhe kur nuk ka situata alarmante.

Ajo qe dime, qe jo vetem ne Wuhan, por dhe në Itali, shteti me i afert me ne, janë marre te gjitha masat parandaluese, izoluese dhe sheruese. Edhe ne Shqiperi, ndryshe nga ajo çfare thuhet Qendra Kombetare e Urgjences Mjekesore, janë marrë te gjitha masat per t’u perballur ne te ardhmen, nese do te kete raste.

Por çfare tjeter krijon panik?

Gripi vs Koronavirus: Ajo qe po ndodh eshte qe qytetaret po shkembejne simptomat e gripit me friken e koronavirusit

Ajo qe duhet te dimë eshte qe deri me tani, janë shumë të prekur, por vetem 2% e të infektuarve me koronavirus, kanë humbur jetën!

Si çdo periudhe e virozave, mjekët po mundohen te nderhyne per sherimin e pacienteve. Por si çdo situate rreziku, parandalimi mbetet arma me efikase.

Çfare mund te bëjmë konkretisht?
  • Të lajme me shpesh duart me sapun
  • Kollitja dhe e teshtira duhet te behen brenda nje shamije njeperdorimshe
  • Mbrohuni dhe mbani distance nga njerzit me sinptoma gripale
  • Nese vini qe i keni te gjitha simptoma; ndjeheni pa energji dhe keni marrje mendsh, kontaktoni ambulancen.

Si t’jua shpjegojme femijeve?

Te jeni te sinqerte! T’u thoni qe te gjithe kemi frike. Frika eshte nje emocion qe na sherben shume per t’u perballur me veshtiresite, na tregon qe ka nje rrezik dhe ne duhet te gjejme nje menyre per t’u perballur.

T’u themi qe virusi i vogel na ben te kemi nje grip me kollitje, temperature, humbje energjie dhe meqenese eshte ne forme kurore na ben te ndjejme edhe dhimbje koke, e shpesh here te kemi mendime te frikshme.

Por edhe qe ne fund te fundit eshte nje grip nga i cili luftojne dhe ja dalin 98% e personave.

Keshtu, gjiganti njeri ja ka dale gjithmone perballe atyre krijesave te padukshme, shkencetaret dhe mjeket po punojne ne te gjitha shtetet per te gjetur ilaçin qe mund te na sheroje. Nuk jemi vetem, e gjithe bota po ndihmon njeri-tjetrin dhe ashtu si ja dolem pas frikes se padukshme te termetit do ja dalim dhe tani.

E di qe shume gjera po ndodhin kohet e fundit, por ne historine e njerzimit, ja kemi dale gjithmone. Ne te kaluaren e larget njerzit kanë kaluar epideminë e luften, e madje mbas nje lufte, jemi ngriturit ne kembe, kemi qene gjithmone e me te pergatitur per rrezikun dhe kemi arritur te krijojme ilace qe na ndihmojne te mbrohemi./ dritare.net

Nga Besarda Taçi, Presidente e Psikotraumatologeve Emdr