Horoskopi i datës 24 shkurt 2020
Dashi
Kjo e hënë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Ky është momenti për të bërë bilancin e situatës tuaj aktuale. Sa i takon punës, duhet të mundoheni të kënaqeni me situatën aktuale dhe të mos bëni projekte shumë afatgjata.
Demi
Momentet e vështira kanë kaluar, nga kjo e hënë gjërat do të vijnë drejt përmirësimit. Venusi më në fund do ju shikojë pozitivisht. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që problemet tuaja do të zhduken si me magji, por situata do të jetë e përmirësuar.
Binjakët
Kjo ditë do ju gjejë nervozë, ku duhet të shmangni konfliktet dhe polemikat si në dashuri, edhe në punë. Sa i takon ndjenjave, mundohuni që ti matni fjalët dhe të kontrolloni sjelljen, për të mos shkaktuar një krizë të padëshiruar.
Gaforrja
Kjo e hënë do të jetë shumë pozitive sa i takon dashurisë, në saj të ndikimit të Venusit. Mjaft të favorizuara janë lidhjet ndërpersonale dhe raportet me kolegët në punë. Mundohuni vetëm që të mos lodheni shumë.
Luani
Kjo ditë do të jetë tejet pozitive, por pavarësisht kësaj do të ndjeni tension, në sajë të afateve që duhet të respektoni. Duhet të çoni deri në fund një projekt brenda afatit të caktuar, ndaj kujdes me nxitimin. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim me dikë të së kaluarës.
Virgjëresha
Nuk parashikohet një ditë shumë pozitive. Do të ndiheni të paqëndrueshëm dhe do të përballeni me disa problematika në dashuri. Mundohuni që të mbani situatat nën kontroll, pasi gjërat nga e nesërmja do të përmirësohen.
Peshorja
Do të jetë një ditë nervoze gjatë së cilës shqetësimet do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë probleme të mëdha për tu zgjidhur, por thjesht shumë gjëra për t’u sistemuar, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë.
Akrepi
Duke nisur nga kjo ditë, Venusi do ju shohë ndryshe dhe më pozitivisht. Do e keni më të lehtë që të dashuroni dhe të flisni për dashurinë, duke kaluar problemet me të cilat jeni përballur në të kaluarën.
Shigjetari
Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni, është se një kalim tranzit i yjeve, dhe një qiell i favorshëm, nuk është mjaftueshëm për të pasur sukses. Duhet shumë përkushtim! Megjithatë projektet janë mjaft të favorshme, për të lindurit e kësaj shenje.
Bricjapi
Kjo periudhë i dedikohet totalisht dashurisë, ku Venusi i bën lidhjet e favorizuara. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, shkruan noa.al. Por bëni kujdes, mund t’iu duhet të prisni një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju tensionon, ndaj ruani qetësinë.
Ujori
Në këtë moment, të lindurit e kësaj shenje do ju duhet të marrin vendime të rëndësishme. Do ju duhet të kuptoni nëse është rasti që ti thyeni rregullat ose jo. Të jetuarit sipas rregullave, nuk është një gjë tipike e ujorëve, por kjo gjë mund të ndodhë.
Peshqit
Kjo është një ditë mjaft pozitive, sa i takon raporteve ndërpersonale dhe lidhjeve në çift. Fuqia juaj psikologjike do të shtohet nga Venusi, i cili qysh nga kjo e hënë do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të ketë shumë ndikim.