‘Pse i çoni në Berlin analizat e koronavirusit?/ Mjeku Petrit Vargu ka një lutje: Mos e lini Shqipërinë në këtë derexhe!

Mjeku i Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Petrit Vargu ka akuzuar se analizat e koronavisurit çohen në Berlin, pasi në Shqipëri nuk janë pajisjet e duhura.

Në statusin e tij në Facebook, Vargu shkruan se askush nuk flet lidhur me situatën, madje ata që e bëjnë zbusin rrezikun e vërtetë të koronavirusit.

“Çuditërisht gjithë ata që kanë marrë ofiqe, shefa shërbimi e më lart, sheqerosin situatën duke arritur deri aty sa të thonë që e bëjnë analizën për koronavirus në kohë rekord. Po kontroll-analiza në Berlin a hyn në rekordin tuaj? Pse i çoni në Berlin kur jeni kaq të saktë, apo për të harxhuar paratë e popullit? Po ju të kollarisurit e PD-së që shpalosni programe dhe na tregoni drejtimet e duhuar të shëndetësisë ku jeni dhe pse nuk flisni? Mos e lini Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë derexhe!,”-shkruan mjeku.

Mjeku-2