Pas videos prekëse të 9-vjeçarit me nanizëm, reagon Vesa Luma: “Edhe unë kam qenë viktimë e bullizmit”

Së fundmi video e një vogëlushi të bullizuar ka bërë xhiron e rrjetit.

Ai është vetëm 9 vjeç dhe në shkollë e bullizojnë, pasi vuan nga nanizmi. Kjo gjë e ka tronditur shumë, prandaj ai i lutet së ëmës që t’i japë një litar për të mbytur veten.

E gjetur në një situatë të vështirë, e ëma publikon në internet videon e tij dhe u kërkon prindërve të edukojnë fëmijët e tyre.

Kjo video ka prekur të gjithë personat që e kanë parë dhe të shumtë janë ata që kanë reaguar.

Një ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare, Vesa Luma.

Ajo tregon se ka marrë shkasë nga kjo ngjarje e hidhur për të treguar edhe ajo për jetën e saj personale.

Si rrallëherë, Vesa ka folur pa doreza dhe ka treguar  se në shkollën fillore edhe ajo është bullizuar nga shokët dhe shoqet e klasës.

Megjithatë, ajo tregon se tallja e tyre e ka bërë më të fortë dhe më ambicioze ne jetë.

Vesa-2

“Rasti i këtij fëmije më ka tronditur shumë  si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollë. Jam e sigurt që shokët e klasës sime në fillore, që më ndjekin e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambiciozë dhe më të fortë për jetën. Mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është mënyra më ë mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

Bullizmi është një fenomen që i trembemi të gjithë, prandaj le të edukojmë fëmijët në mënyrën e duhur.