Kriteret e “Zonë e lirë” për Sofinë e re: “Pa p*rdhë, me këmbë në tokë”
Prej muajsht të tërë Arian Çani nuk e ka gjetur Sofinë e tij të re.
Vajza simpatike që do të jetë velina e emisionit “Zonë e lirë”, ende nuk është gjetur ndaj dhe në faqen zyrtare të emisionit janë numëruar kriteret që duhet të ketë ajo.
Mes tyre të tërheqin vëmendjen kërkesat e tipit “pa p*rdhë” si dhe “Jo shumë bjonde”.
Në dhjetor, një brune simpatike që studionte për Mjekësi në Milano zuri vendin e velinës së emisionit.
Madje u tha se vajza shumë shpejt do të bëhet bjonde, ashtu si të gjitha Sofitë që kanë qenë pjesë e emisionit.
Mirëpo vajza u largua pa filluar mirë Akoma.
Nuk e dimë se çfarë ndodhi me brunen bukuroshe, por tashmë Çani ka nevojë për një tjetër Sofi sa më shpejt!