Blendi Fevziu: “Vajzat e mia të mos jetojnë në Shqipëri!”

Blendi Fevziu nuk dëshiron që vajzat e tij Mishel dhe Alis të jetojnë në Shqipëri.

Këtë e ka shprehur sot në emisionin “Opinion” ku u fol për temën “Pse dhe ku ikin shqiptarët”.

Gjatë diskutimit në studio me të ftuarit Dashamir Shehi, Blerina Gjylameti, Besart Kadia, dhe Blendi Salaj, gazetari i njohur shqiptar tha se nuk do t’i imponojë vajzat e tij të jetojnë në vendin ku kanë lindur, vetëm sepse janë shqiptare.

Blendi-2

“Unë ju them vajzave të mia të mos vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se kanë vështirësi jete ato këtu”, u shpreh Fevziu.

Edhe më herët në një intervistë për “Shiko Kush Luan”, moderatori është shprehur se të ardhmen e vajzave ai e sheh jashtë Shqipërisë. Sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.