Video/ Bieta Sulo tregon rutinën e darkës: Ja mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare!
Moderatorja, Bieta Sulo ka postuar në Instagram një video duke përgatitur darkën. Me anë të kësaj videoje moderatorja tregon se çfarë bën ajo pasi kthehet në shtëpi pas pune. Duke qenë se në 5 ka emisionin e saj në Top Channel pasi përfundon ai, moderatorja kthehet në shtëpi, ku ka një mal me gjëra për të bërë.
Darka, të luajë me djalin, të flasë me burrin, të fusë rrobat në lavatriçe, të diskutojë emisionin e nesërm me gazetarët, etj. Për Bietën ky mali me gjëra për t’u bërë është mesazhi një gruaje të zakonshme shqiptare.
Mbaron punën, në 7 në shtëpi, ç’të bësh më parë:
a) të gatuash drekën, që të hash darkë,
b) të takohesh me djalin dhe të luash me të,
c) të përrallisesh me burrin për gjërat e ditës,
ç) të vazhdosh postimet e punës në Instagram,
d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit,
dh) të vësh rrobat për të larë,
e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je në tv,
ë f g gj h i j … y) të shohësh një film,
z) t’i bësh një telefonatë prindërve se të kanë shkruar gjithë ditën,
zh) janë nja 14 grupe shoqërore në WhatsApp që të kanë shpallur në kërkim. Si përfundim unë sapo bëra a) & ç) Po ti? (PS: mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare.)”,- shkruan Bieta në Instagram.
K.C/dritare.net