Me femra gjithë kohës dhe mes luksit/ Biznesmeni Elton Ilirjani kapet keq me ‘Zogun e Tiranës’: Kriminel! S’e pranoi se ishte ‘gay’…
Biznesmeni Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku edhe ka folur lidhur me jetën e komunitetit LGBT në Shqipëri.
Pasi e ka quajtur Shqipërinë si një nga vendet më mendjehapura ndaj komunitetit “gay”, Ilirjani nuk i ka kursyer akuzat dhe thumbimet ndaj Hermes Nikajt, i njohur gjerësisht si “Zogu i Tiranës”. Biznesmeni u shpreh se Nikaj është turpi i komunitetit LGBT, pasi ai kurrë nuk e ka pranuar kurrë orientimin e tij, por gjithmonë ka pretenduar se është i dhënë ndaj femrave dhe jetës luksoze.
“Ti mendon se Zogu i Tiranës e bën krenar komunitetin LGBT? Absolutisht jo! Për mua ai duhet të rrijë në burg. Ai nuk është gay apo hetero, ai është kriminel. Ti nuk ke të drejtë të shikosh çdo mashkull. Ka maniakë sa të duash. Është turp i madh sepse s’e ka pranuar kurrë publikisht që është gay, ai tërë jetën hiqej sikur ishte feminist, me femra tërë kohës dhe i dhënë pas jetës luksoze, ndërkohë nuk e pranonte që ishte gay. Ai ishte dhe është gay, prandaj e merrnin”, u shpreh biznesmeni.
Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit.
Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara ekskluzivisht nga Shqiptarja.com kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.
(k.m./dosja.al)