“Para se të vdiste Nënë Tereza iu nënshtrua ekzorcizmit”/ Atë Flavio tregon fenomenet e pashpjegueshme: Ndryshojnë zërin dhe duan të thyejnë kryqin, njëri u ngrit nga toka 20 cm
Atë Flavio Cavalini ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Shqipëria Live” ku edhe ka folur për praktikën e ekzorcizmit.
Në fjalën e saj gjatë emisionit, moderatorja e emisionit Erjona Rusi tregoi se edhe Nënë Tereza i ishte nënshtruar një procesi të tillë disa muaj para se të ndërronte jetë.
“Kryepeshkopi i Kalkutës tha në vitin 1997 disa muaj para se të vdiste Nënë Tereza, i ishte nënshtruar një ekzorcizmi.”
Ndërsa Atë Flavio tregoi se prej 7 vitesh ndihmonte shpirtrat në nevojë duke dhënë edhe detaje nga fenomenet e pashpjegueshme me të cilat ishte hasur.
“Nuk shkon tek dhuna direkt. Por përdor forcë dhe fillon ndryshon zërat. Nuk tolerojnë ikonat ose ujin e bekuar. Nëse kanë mundësi e marrin dhe e prishin. Ngritja e trupit në ajër është fenomen shumë i rallë. Në 7 vjet kam parë vetëm një rast, që u ngrit nga toka 20 cm. Numri më i madh i shpritrave që kam nxjerrë nga një njeri ka qenë ajo që quhet legjion. Rastet janë të rralla. Unë kam 500 takime në vit, disa janë përsëritës,”-tha Atë Flavio.
Eksorcizmi është praktika fetare ose shpirtërore e dëbimit të demonëve nga një person, i cili mendohet se është pushtuar.
(k.m./dosja.al)