“Nuk mund t’ia fal vetes”- Ish i fejuari sulmon menaxherët pasi prezantuesja vrau veten: E dinit që ishte në depresion dhe e shkatërruat, ju urrej

Ish i fejuari i Caroline Flack, Andrew Brady ka sulmuar menaxherët e prezantueses pasi ajo vrau veten. Flack u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në lindje të Londrës më 15 shkurt.

“Pas një tragjedie kaq të tmerrshme nuk jam në gjendje të shikoj telefonin tim”- shkroi Brady në Instragram.

Ndërsa më pas shtoi: “Ajo u shkatërrua nga një industri e neveritshme e mbushur me mashtrime dhe falsitet, ju e dini kush jeni. Ju urrej.”

Caro-2

Më pas kritikoi menaxherët e ish të fejuarës, të cilët sipas tij nuk bënë asgjë për ta mbrojtur.

“Ju e dinit që ajo ishte në depresion,”– shkroi ai.

Caro-3

Flack do dilte në mars në gjyq me akuzat se kishte sulmuar ish të dashurin e saj Lewis Burton në banesën e saj të mëparshme në Islington, gjë që ajo e mohoi.

Prokurorët thanë se do e ndiqnin gjyqin ndaj Flack edhe pse Burton nuk dëshironte të ngrinte akuza ndaj saj.

Në lidhje me këtë çështje, Brady u shpreh: “Prokurorët nuk janë fajtorë për vdekjen e Caroline. Ata kanë qenë njerëzit e vetëm të drejtë në këtë. Po fajësohen gabimisht për vdekjen e saj. Nuk e shihni. Caroline kishte probleme. Pse të mos kishte? Ju e bëtë një mostër. Një gjueti shtrigash. Ju e shkatërruat atë.”

Caro-4

Duke iu adresuar Burton, ai shtoi: “Lewis, më vjen keq që ata e shkatërruan atë. Më vjen keq që kam kontribuar disi. Unë e doja shumë, aq sa ju dhe e pashë siç ishte në të vërtetë. Shpresoj që të mund të më falësh. Unë nuk mund t’ia fal vetes. Më vjen keq për nënën e saj Christine, motrën e saj binjake Jody, vëllain e saj Paul, motrën e saj më të madhe Liz dhe fëmijët e tyre.”